Ballina Sport Nesër luhen ndeshjet e para të edicionit të ri të Kupës

Nesër luhen ndeshjet e para të edicionit të ri të Kupës

Të mërkurën në program janë ndeshjet e para të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Fituesi i fundit i këtij kompeticioni, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe finalisti Sileksi nuk luajnë në xhiron e parë, përderisa edhe skuadra e Lubotenit pa luajtur do të kalojë në raundin e dytë, pasi në short ishte vendosur përballë Renovës, me këta të fundit që u tërhoqën nga garat. Gjithashtu Skopje dhe Voska Sport nuk do të luajnë në xhiron e parë, pasi kundërshtarët e tyre Cërno Buki dhe Zajazi janë tërhequr nga gara e Kupës. Ndërkohë nesër do të luhen 11 ndeshje dhe në mesin e tyre më atraktive janë takimet si Bellasica – Shkupi, Teteksi – Akademia Pandev, Karaorman – Shkëndija, Gostivari – Pelisteri e Vardar Negotino – Struga. Të gjitha takimet e xhiros së parë të Kupës do të luhen nesër, duke nisur nga ora 15:00.

Marketing
Marketing
Exit mobile version