Nesër mblidhen ministrat e BE-së, data për RMV-në enigmë, vendimi në duart e presidentit të Francës, Emanuel Makron

Në Luksemburg nesër mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.Në krye të agjendës do të jenë Procesi i zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë .Diskutimi do të bazohet në konkluzionet e miratuara vitin e kaluar për dy shtetet ballkanike dhe ku jepej mbështetje për hapjen e negociatave në vitin 2019-të, vendim i cili po kundërshtohet aktualisht nga Franca. Konkluzionet nga takimi i ministrave do të ridiskutohen të premten në takimin e kryeministrave dhe presidentëve.
Në punimet e samitit mer pjesë shefi i diplomacisë së Maqedonisë , Nikolla Dimitrov . Presion ndaj Francës për të dhënë miratim ka ushtruar një ditë më parë në takimin me Presidentin Emanuel Makron, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por qëndrimi I presidentiti të francës mbeti enigmë sa I përket marrjes së datës për Maqedoninë e Veriut.

Marketing
Marketing