Ballina Lajme Maqedoni Nesër në ora 13 takim liderësh te presidenti Pendarovski

Nesër në ora 13 takim liderësh te presidenti Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër në “Villa Vodno” pret në takim liderët e partive politike në vend.

Marketing

Takimi fillon prej orës 13 dhe në të të ftuar janë kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mandate të deputetit me lista të pavarura, kumtoi Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Në takim janë ftuar kryetarët e: LSDM-së – Zoran Zaev, BDI-së – Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE-së – Hristian Mickoski, Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Alternativës – Afrim Gashi, Lëvizjes BESA – Bilall Kasami dhe PDSH-së – Menduh Thaçi.

Në takimin e liderëve janë ftuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.

Marketing
Exit mobile version