Nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo është arsyeja

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Hungarisë, Katalin Novak.
Nga Ministra e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se për shkak të vizitës, në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

Marketing

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se me datë 06.02.2023 (e hënë) Presidentja e Hungarisë, Zonja Katalin Novak do të arrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, SPB-Shkup , Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit”, thonë nga MPB.