Pa energji elektrike nesër nga ora nëntë deri në orën 13 do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Batincë në komunën e Studeniçanit, ndërsa nga ora nëntë deri në orën 14:00 nga rrugët “Zhan Zhores” dhe “12” në lagjen Hipodrom 2 në komunën Gazi Babë.
Ndërperjet e furnizimit me energji elektrike janë për shkak të kryerjes së punëve teknike në elektrorrjet, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat të qytetit të Shkupit.