Për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektro përçues nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Kisella Vodë, Qendër, Aerodrom dhe Karposh, kumton QRMK – Shkup.
Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës “Marko Oreshkoviq”, nga Komuna e Kisella Vodës.
Në periudhën nga ora 08.00 deri në orën 09:30 pa energji elektrike do të mbeten restoranti “Intermenco”, klubi i karatesë “Rabotnoçki” , larëset e automjeteve në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanv” numrat 70, 75,77, 79 nga komuna Qendër.
Në periudhën nga ora 08:00 deri 18:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e objekteve sipërmarrëse dhe jo sipërmarrëse nga semaforët në Pintia deri te ura në hyrje në Draçevë, të gjitha kompanitë dhe pompat e benzinës në këtë pjesë do të kenë ndërprerje të përkohshme në këtë periudhë, komuna e Kisella Vodës.
Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e ndërtesës KJUBI, Komuna Qendër.
Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës 1611, komuna e Aerodromit.
Në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e bulevardit “Brigada e tretë maqedonase” një pjesë e nënrrugës me numër 3, komuna e Aerodromit.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Helsinku” rreth numrave 11 dhe 13, rruga “Tashkenstka” rreth numrave 20 dhe 22, komuna e Karposhit.