Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nesër do të kenë disa pjesë të komunave Saraj, Studeniçan, Kisella Vodë, Zelenikovë, Gazi Babë dhe Butel.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e tërë Komunës së Zelenikovës – fshatrat Novo Sellë, Pakoshevë, Gumalevë, Tisovicë, Gradovc, Dobrinë, Dejkovec, Vrazhallë, Oreshan, Taor, uikend lagjja Jane Sandanski, si dhe shfrytëzuesit e fshatrave Studeniçan dhe Moranë në komunën e Studeniçanit dhe një pjesë e fshatit Draçevë në Komunën Kisella Voda.
Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 në fshatin Batincë, Komuna e Studeniçanit, si dhe shfrytëzuesit e fshatit Krushopek në Komunën Saraj.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 16:00 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatrave Oreshani dhe Taor, uikend lagjja Jane Sandanski, objektet e Hajtek dhe Bujoto në Oreshani, si dhe objekti i qumështores Masko në komunën Zelenikovë, ndërsa nga ora 11:00 deri në orën 13:15, shfrytëzuesit e fshatrave Smillkovc, Rashtak, Creshevë, Viniçe, Straçincë, Bulaçan, Radishan, Luboten, objekti i mullirit Çarli, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Buteli në komunën Gazi Babë dhe Butel.