Nesër protestojnë policët në Shkup

Sindikata e Pavarur e Policisë së Maqedonisë kanë njoftuar se të hënën do të mbajnë marsh tri orësh në qendër të Shkupit për kthimin e dinjitetit në polici.

Marketing

Vend takimi i marshit është para Radio Televizionit të Maqedonisë në orën 09:30 ku me automjete të policisë do të kalohet “Mavrovarja”, përmes urës “Goce Dellçev” deri në Qeveri.

“Qëllimi i organizimit të marshit me automjete është marrëdhënie injorante e Ministrisë së Punëve të Brendshme në krye të ministrit për moszbatimin e dispozitave të Ligjit për marrëdhënie pune dhe marrëveshjes kolektive të MPB-së në kuadër të sindikatës përfaqësuese që ka 20 për qind anëtarësi të të punësuarve”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Policisë.

Nën moton “Vetëm zëri i ngritur do të dëgjohet, vetëm koka lart sheh diell”, Sindikata u bën thirrje të gjithë anëtarëve, të gjithë të punësuarve në MPB të japin përkrahje masovike

Marketing