Nxënësit që përfundojnë shkollimin e mesëm, të shtunën që në mëngjes do t’i nënshtrohen provimeve eksterne të gjuhës amtare dhe gjuhë angleze.
Nxënësit tërë vitin mësuan përmes platformës për mësim në distancë dhe u përballën me vështirësi të shumta në nxënien e njohurive, por sivjet MASH ishte decid se matura duhet të mbahet, sepse ka nxënës që duan të regjistrohen në Universitet këtu dhe jashtë vendit dhe rezultati nga provimi i maturës, është e detyrueshme.
Maturantët: Vit me probleme, shpresojmë për më të mirën
Maturantët këtë vit e cilësojnë si vit virtual me shumë probleme teknike, por thonë se bashkë me profesorët kanë bërë maksimumin që të kalojnë me sukses njësitë mësimore dhe gabimet që kanë hasur në libra.
“Probleme të shumta teknike, sepse këtë vit ne jemi përgatitur virtualisht për mësim në kushte të jashtëzakonshme. Për pyetjet profesorët na kanë përgatitur kemi pasur pyetje të paqarta, por me ndihmën e profesorëve na janë qartësuar dilemat.”,- tha një nxënëse.
“Gjatë pandemisë kemi pasur vështirësi sidomos ne maturantët që jemi viti i fundit, nuk kemi qenë para bankave, por para lap-topit ku mësimet janë vështirë të kuptueshme, por profesorët i kemi konsultuar për gramatikën, esenë dhe pyetjet e paqarta.”,- tha një nxënëse.
Rezultatet e testit do të shpallen brenda 30 ditëve nga provimi i fundit (i dytë) ekstern. Vitin e kaluar, matura shtetërore nuk u organizua për shkak të pandemisë, ndërsa për këtë vit u krijua protokoll shëndetësor për ditët e provimit.
Në klasë lejohen të jenë maksimum 15 nxënës, vetë shkollat do të sugjerojnë se sa mund të akomodojnë në hapësirën ku mbahet provimi, prandaj në disa klasa numri do të jetë më i vogël se ky maksimum.