Ballina Aktuale Nesër Qeveria vendos se sa mysafirë mund t’ju vijnë për vizitë

Nesër Qeveria vendos se sa mysafirë mund t’ju vijnë për vizitë

Nesër, Qeveria do të mblidhet dhe do të vendosë se cilat nga masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar do të pranohen dhe cilat do të refuzohen.

Marketing
E javën e kaluar, Komisioni për Sëmundjet Infektive i propozoi Qeverisë të miratojë:

Bartjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme.

Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00.

Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sërishme të karantinës në pjesë të caktuara të vendit.

Marketing
Exit mobile version