Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nesër në mbledhje qeveritare do të paraqesë iniciativë për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP) Lazo Velkovski.
Sipas procedurës, para fillimit të seancës qeveritare, duhet të takohet komisioni kadrovik, ku harmonizohet qëndrimi për ndryshimet eventuale. Kryetar është nismëtari i shkarkimit të Velkovskit – Ministri Spasovski.
Përveç tij, anëtarët e Komisionit janë zëvendëskryeministrat Koço Angjushev dhe Hazbi Lika, ministri i mjedisit Sadulla Duraku dhe ai i shëndetësisë Venko Filipce. Por, jozyrtarisht, shkarkimi i Velkovskit do të ngritët gjatë seancës. Kryeministri Zaev theksoi se Velkovski është një profesionist i vërtetë dhe bashkëpunëtor i tij i ngushtë, por sipas Zaevit është bërë gabim dhe duhet të mbahet përgjegjësia.
Ka të bëjë me mbajtjen e përgjegjësisë atë që qytetarët e kërkojnë nga politikanët, bartësit e funksioneve publike, etj. Sigurisht unë besoj se ai do të mbetet një faktor i rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, sepse është i rëndësishëm me përvojën e tij dhe është ndihmë për shtetin dhe shteti duhet të vazhdojë të përdorë përvojën e tij në punë ” tha Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
MPB pas 4 ditësh nga skandali, e njoftoi publikun se Velkovski në Ilinden, me një urdhër, por pa një vendim, dërgoi vajzën e tij në Greqi me një makinë të policisë. Nëse qeveria vendos të pranojë propozimin e Spasovskit, sipas Zaevit, do të duhet kohë për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për pasardhësin e tij.
Jozyrtarisht, në publik si kandidatë përmenden Mile Zeçeviq, ish-drejtor i DSK-së dhe këshilltar i tanishëm i jashtëm i kryeministrit, Sasho Tasevski, i cili është shef i Departamentit të sigurisë, që njihet gjerësisht si Drejtoria e Gjashtë, si dhe pjesëtari shumëvjeçar në Ministrinë e Brendshme, Kiril Mitiq.