Ballina Sport Nesër starton Kupa e Maqedonisë, luhen 12 ndeshje

Nesër starton Kupa e Maqedonisë, luhen 12 ndeshje

E mërkura do të sjell ndeshjet e para të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Marketing

Skuadra e Shkupit do ta nis këtë kompeticion kundër Xhepçishtit, Shkëndija luan në transfertë ndaj Jeni Male të Manastirit. Struga për kundërshtarë do të ketë Sloga Vinicën, teksa Besa e Dobërdollit do të përballet me Ohrid Lihnidos.

Pjesë e programit të ditës së nesërme janë 12 ndeshje në total, ku përveç të lartë përmendurave do të luhen edhe takimet Kozhufi – Arsimi, Shkëndija Haraçinë – Rabotniçki, Novaci – Vardari, Karbinci – Sileksi, Skopje – Pelisteri, Boreci – Detoniti, Sloboden Skopje – Bregallnica dhe Vardar Negotina – Brera Strumica.

Të gjitha këto takime zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 15:00. Ndërkohë tre ndeshjet tjera si Bashkimi – Voska Sport, Bellasica – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Pobeda – Gostivari do të zhvillohen me 2 tetor nga ora 14:00.

Marketing
Exit mobile version