Nesër,moti i acartë në të gjithë vendin!

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se nesër në mëngjes temperatura do të lëviz prej – 10 deri -3, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej gjashtë deri 13 gradë Celsius.

Marketing

Gjatë fundjavës do të ketë rritje të vranësirave me erë mesatare veriore. Në disa vende më të ulëta do të ketë paraqitje të reshjeve të dobëta të shiut, ndërsa në male borë.Pastaj do të mbizotëroj mot stabil me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa të caktuara.

Të shtunën pritet që moti të jetë prej minus shtatë deri 12 gradë Celsius, ndërsa të dielën prej minus katër deri 10 gradë Celsius.

Marketing