Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, zyrtarisht është larguar nga rezidenca e tij në Jerusalem, një muaj pasi ai u zëvendësua nga Naftali Benet.
Një zëdhënës i familjes ka thënë për gazetarët të dielën se pak pas mesnatës familja Netanjahu e kishte lënë rezidencën që ndodhet në rrugën “Balfour”.
Kamionë të shumtë u panë duke lëvizur jashtë vendbanimit si dhe disa makina të tipit Audi u filmuan duke u larguar nga prona gjatë fundjavës.
Netanjahu shërbeu si kryeministër i Izraelit për 12 vjet rresht, shkruan Al Jazeera.