Ballina Lajme Botë Netanjahu largohet nga rezidenca e kryeministrit

Netanjahu largohet nga rezidenca e kryeministrit

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, zyrtarisht është larguar nga rezidenca e tij në Jerusalem, një muaj pasi ai u zëvendësua nga Naftali Benet.

Marketing

Një zëdhënës i familjes ka thënë për gazetarët të dielën se pak pas mesnatës familja Netanjahu e kishte lënë rezidencën që ndodhet në rrugën “Balfour”.

Kamionë të shumtë u panë duke lëvizur jashtë vendbanimit si dhe disa makina të tipit Audi u filmuan duke u larguar nga prona gjatë fundjavës.

Netanjahu shërbeu si kryeministër i Izraelit për 12 vjet rresht, shkruan Al Jazeera.

Exit mobile version