Netanyahu nuk pranon “kërkesën” e Biden-it për uljen e tensioneve në Gaza

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu nuk e pranoi “kërkesën e Presidentit të SHBA-së Joe Biden për uljen e tensioneve për arritjen e një armëpushimi”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë e vlerësoj mbështetjen e Presidentit të SHBA-së për vetëmbrojtjen e Izraelit, por jam i vendosur të vazhdoj këtë operacion derisa të arrihet qëllimi i tij”, tha Netanyahu në një deklaratë me shkrim, duke pohuar se qëllimi i operacionit ushtarak në Rripin e Gazës është “të sigurojë paqen e qytetarëve izraelitë”.

Ai tha se ushtria izraelite “sulmon çdo ditë e më shumë forcat e organizatave në Gaza dhe udhëheqësit të tyre të lartë”, si dhe godet “ndërtesat e larta dhe depot e armëve në Gaza gjithnjë e më shumë”.

Marketing

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë më herët njoftoi se Biden dhe Netanyahu zhvilluan një telefonatë sot, ku diskutuan ngjarjet në Gaza.

“Presidenti Biden i kumtoi kryeministrit Netanyahu se pret që sot tensionet të ulen në masë të konsiderueshme në një rrugë që çon drejt armëpushimit”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.



. .

Marketing