Ballina Lajme Maqedoni Neto paga mesatare në qershor 26.876 denarë

Neto paga mesatare në qershor 26.876 denarë

Neto paga mesatare në qershor të këtij vitit arriti 26.867 që krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritje për 6,6 për qind. Bruto-paga megjithatë ka qenë 40.107 denarë që është rritje për 7,1 për qind.

Marketing

Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, rritja e neto pagës mesatare është para se gjithash falë, rritjes së neto pagës mesatare në sektorët: Veprimtaria financiare dhe veprimtaria e sigurimit (18,7 për qind), Miniera dhe nxjerrjen e gurit (15,2 për qind) dhe Arsim (12,6 për qind).

Rritja e neto-pagës mesatare së paguar për të punësuar krahasuar me muajin paraprak është shënuar edhe në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe veprimtaria e sigurimit (14.1 për qind) , Miniera dhe nxjerrjen  e gurit(6,3 për qind) dhe Veprimtaritë profesional, shkencore dhe teknike (4,3 për qind).

Rritja e bruto pagës mesatare në qershor të vitit 2020 është falë, para se gjithash rritjes së sektorëve të bruto-pagës mesatare: Veprimtarinë financiare dhe veprimtarinë e sigurimit (18,5 për qind) Miniera dhe nxjerrjen e gurit (15,9 për qind) dhe Arsim (13,6 për qind).

Rritja e pages mesatare mujore të paguar bruto krahasuar me muajin paraprak është shënuar në sektorët: Veprimtarinë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit (14,1 për qind) , Miniera dhe nxjerrjen e gurit (6,5 për qind) dhe Industrinë e përpunimit (4,2 për qind).

Exit mobile version