Nevojat e tregut të punës, trajnime shtesë për fuqi punëtore të kualifikuar

Sistemi arsimor në vend nuk prodhon punëtorët cilësorë që kërkon sektori privat.

Marketing

Kompanitë sugjerojnë mësim të dyfishtë, mësim përmes praktikës dhe trajnime shtesë me qëllim që të zvogëlohet papajtueshmëria e ofertës së punës me kërkesën e kompanive.

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ambasadën zvicerane, përmes projektit “Arsim për Punësim”, synon financimin e kompanive nga shtatë sektorë për të trajnuar personelin. Përmes projektit planifikohen që në katër vitet e ardhshme të punësohen 2200 persona.

“Ky projekt do të zgjasë 10 vjet dhe ndahet në disa faza. Faza e parë e cila zgjat katër vjet, do të kushtojë 12 milion euro dhe është planifikuar të angazhohen rreth 2,200 njerëz në katër vitet e para të projektit”,- tha përfaqësuesi nga Ambasada zvicerane, Stefan Tomagian.

Trajnimi do të zgjasë tre muaj, e pas kësaj kompania do të ketë obligim që në tre muajt e ardhshëm të punësojë gjysmën e kuadrit të trajnuar.

Tri kompani kanë nënshkruar tashmë kontratat e trajnimit për punëtorët. Kompanitë shpresojnë se në këtë mënyrë të gjejnë punonjës të kualifikuar, por edhe ata që nuk do të punësohen, do të gjejnë më lehtë punë për shkak të rikualifikimit.

Marketing