New Yorku lejon thirrjen e ezanit me altoparlantë gjatë namazit të xhumasë

New Yorku nga tash do ta lejojë thirrjen e ezanit gjatë ditëve të premte dhe në kohën e iftarit gjatë Ramazanit.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i New Yorkut, Eric Adams, i cili ka thënë se me këtë veprim ulet burokracia dhe shtëpitë e adhurimit mbesin të lira.

“Për një kohë të gjatë ka pasur një ndjenjë që komunitetet tona nuk janë lejuar të përforcojnë thirrjet e tyre për namaz. Sot, ne po ulim burokracinë dhe po e bëjmë të qartë se xhamitë dhe shtëpitë e adhurimit janë të lira për të përforcuar ezanin e së premteve dhe gjatë Ramazanit pa lejen e nevojshme”, ka thënë Adams.

Adams është shprehur se islami, njësoj sikurse fetë e tjera, përfaqëson kulturën e New Yorkut. Tashmë New Yorku iu bashkohet qyteteve tjera amerikane që lejojnë thirrjen e ezanit siç është Minneapolisi.

Marketing