Neymar del para gjyqit, rrezikon burgun

Neymar dhe tetë të tjerë kanë dalë në gjyq në Barcelonë të akuzuar për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e Neymar nga Santos te Barcelonë në vitin 2013.

Marketing

30-vjeçari dhe babai i tij mbërritën në Spanjë të hënën në mëngjes, ndërsa prokurorët spanjollë kërkojnë një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 10 milionë euro për Neymar.

Ata gjithashtu po kërkojnë një dënim me pesë vite burg për ish-presidentin e Barcelonës Sandro Rosell dhe një gjobë prej 8,4 milionë euro për klubin katalanas.

Çështja përqëndrohet në pretendimin e bërë nga firma braziliane e investimeve “DIS”, e cila zotëronte 40% të të drejtave të Neymar kur ai ishte në Santos, se ajo humbi shkurtimin e drejtë nga transferimi i lojtarit për shkak se vlera e marrëveshjes ishte nënvlerësuar.

“Neymar, me mirëkuptimin e prindërve të tij dhe të bordeve të drejtorëve të Barcelonës dhe Santos, tradhtoi besimin e klientëve të mi”. tha avokati i “DIS”.