Neymar dhuron 5 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit

Ylli i PSG-së, Neymar i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.Sipas mediave braziliane, sulmuesi ka dhuruar 5 milionë euro për të luftuar armikun e padukshëm që po merr mijëra jetë nëpër botë, COVID-19.

Marketing

Raportohet se kërkesa e Neymar ishte që askush mos ta dijë, derisa donacioni është bërë javën e kaluar.

Ai i depozitoi paratë në fondacionin e krijuar nga UNICEF që ka bashkuar të gjithë personat e famshëm që të ndihmojnë në këtë moment të vështirë që ka kapluar gjithë botën.

Marketing