Ballina Sport Neymar i dëmtuar, shtyhet debutimi i tij me Al-Hilal

Neymar i dëmtuar, shtyhet debutimi i tij me Al-Hilal

Shtyhet debutimi i Neymar me skuadrën e Al Hilal në Arabinë Saudite. Të gjithë tifozët janë me sytë tek ai që pas prezantimit spektakolar në Lindjen e Mesme tani me zor presin ta shohin në fushën e blertë.

Marketing

Megjithatë debutimi i tij duhet të pres dhe pak pasi futbollisti brazilian është i dëmtuar dhe do akoma kohë derisa të rikuperohet plotësisht.

Madje mediat në Itali tregojnë se lojtari kishte qenë i dëmtuar që kur ishte futbollist i Paris Saint Germain por asnjë nga palët nuk kishte treguar duke mbajtur çdo gjë të fshehur.

Trajneri i Al Hilal, Jesus tregon se Neymar ka probleme muskulare dhe rikthimi i tij në fushë do të paktën një muaji.

Ende nuk ka një datë zyrtare nga klubi, por fishekzjarrët në debutimin e tij duhet të presin akoma. Neymar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Al-Hilal, nga e cila do të përfitojë 300 milionë euro në dy sezon, duke e kthyer atë në një nga lojtarët më të paguar në botë.

Marketing
Exit mobile version