Neymar konfirmon se ka tradhtuar gruan shtatzënë, i lutet publikisht që ta falë

 

Neymar ka konfirmuar se e ka tradhtuar partneren, Bruna Biancard, në një kohë kur kjo e fundit është në pritje të ëmbël. E për këtë “gabim”, siç e quan ai, ka zgjedhur që të kërkojë falje publike pasi tashmë tradhtia e tij “ka marrë dhenë”. Neymar shkruan se është penduar dhe i lutet Brunës që të mos e lërë, pasi ndjen për të.
“Po e bëj këtë për ju të dy (nënkupton partneren dhe fëmijën që presin) dhe familjen tuaj. Për të justifikuar të pajustifikueshmen. Nuk ka nevojë. Por unë kam nevojë për ty në jetën tonë.

E pashë sa u ekspozove dhe sa vuajte nga e gjithe kjo dhe do të doje shumë të ishe pranë meje. Edhe une pranë teje. Kam bërë një gabim. Kam bërë një gabim me ju.

Marketing

Guxoj të them se bëj gabime çdo ditë në fushë dhe jashtë saj, por gabimet e mia në jetën time personale i diskutoj në shtëpi, privatisht me familjen dhe miqtë e mi…

E gjithë kjo ka prekur një nga njerëzit më të veçantë në jetën time. Gruaja që ëndërroja të ishte pranë meje, nëna e fëmijës tim. E gjithë kjo arriti në familjen tuaj, e cila sot është edhe familja ime.

E gjithë kjo ndodhi në një moment kaq të veçantë si mëmësia. Unë tashmë kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar ta bëj publikisht. Nëse një çështje personale është bërë publike, falja duhet të bëhet publike.

Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty. Dashuria jonë për fëmijën do të fitojë, dashuria për njëri-tjetrin do të na bëjë më të fortë. Unë të dua”, shkruan Neymar.

Siç shkruajnë mediat, futbollisti e ka tradhtuar Brunën në Rio pak muaj më parë, konkretisht ditën e Shën Valentinit.