Neymari godet tifozin pas disfatës në finalen e Kupës së Francës (video)

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR, ka bërë mbrëmë një gjest aspak të hijshëm, pas përfundimit të finales së Kupës së Francës.
Finalja e Kupës së Francës ishte një dramë e vërtetë, e cila u vendos vetëm pas ekzekutimit të 11 penalltive.

Marketing

Koha e rregullt, ashtu si edhe vazhdimet përfunduan me rezultatin 2:2, kurse rezultati i penalltive tregoi 6:5 në favor të Rennes, të cilët bënë befasinë duke mposhtur PSG-në.

Këtë humbje nuk e priti aspak mirë braziliani Neymar, i cili pas ndeshjes goditi një tifoz në shenj revolte.

Neymar konfliktin me tifozin e pati gjatë kohës kur lojtarët po shkonin të merrnin medaljet, duke ngjitur shkallët e stadiumit.

Nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë anësorin e PSG ta bëjë këtë gjë, mirëpo mund të themi se kjo nuk ishte aspak e hijshme nga ai.

Shikojeni videon më poshtë.

Marketing