Neziri: Do të sigurojmë kujdes shëndetësor për çdo shqiptarë të Velesit

Shqiptarët e Velesit përveç vështirësive të shumta janë përballur edhe me mungesë të kujdesit shëndetësor. Banorët e këtyre anëve për të shkuar tek mjeku më i afërt duhet të udhëtojnë deri në 40 km pasi kanë mebtur pa mjek familjar.

Marketing

Asociacioni i Specializantëve dhe mjekët e rinj, thonë se për tetë vite 1200 mjekë e kanë lëshuar vendin. Ato thonë se numri i mjekëve që ikin nga vendi për të punuar në shtete Evropiane është rritur për 20% viteve të fundit.

Kandidati për deputet i BDI-së, Bekim Neziri ka pohuar se me zgjedhjen e tij si deputet do të angazhohet që këto halle mos të jenë më për banorët e këtyre zonave.

“Do të sigurojmë kujdes shëndetësor për çdo banor të këtyre anëve dhe problemet e tyre do të marrin fund. Në këto kohë të mos kesh mjek familjar afër shtëpisë është një mungesë e madhe”,tha Neziri, raporton “Zhurnal”.

Ai ka theksuar se bashkë me subjektit që përfaqëson angazhohen kryesisht oër jetë më të mirë për qytetarët e zonës së tretë zgjedhore.

“Ne do të merremi me mikromenaxhimin nga fshati në fshat, do t’i zgjidhim problemet dhe hallet e shumta të këtyre banorëve , si është zhvillimi ekonomik dhe vendet e punës, jeta kualitative, rinia në hap të parë, integrimi i brendshëm dhe i jashtëm, kujdes shëndetësor etj. “, tha Neziri.

Neziri ka theksuar se duke pasur parasysh që nga viti 2002 BDI merr besimin e qytetarëve, kjo tregon se ai dhe partia e tij i marrin me shumë seriozitet të gjitha obligimet.

“Ne garantojmë kujdesi shëndetësor parësor që do të thotë mjeku 24 orë afër qytetarit. Shëndetësia primare thuajse është privatizuar tërësisht. Andaj qasja jonë ne përkrahjen e këtij sektori shumë të rëndësishëm të shëndetësisë do të jetë në përkrahje financiare të ambulancave dhe poliklinikave në nivel primar, me analogji të përkrahjeve të bizneseve të vogla dhe të mesme. Rritje e kapitacionit për ambulancat private, lehtësime në punët e përditshme të mjekut në mjekësi primare, duke e thjeshtëzuar dhe shkurtuar transferin e pacientëve kur mjeku amëe lëshon institucionin ku punon, gjithsesi duke e ruajtur të drejtën e pacientit si dhe preferencat e tija në zgjedhjen e mjekut amë”, tha Neziri.

Ai pohoi se do të angazhohen në ndërtimin ose rikonstruimin e ambulancave në vende rurale, përforcimin e ekipeve me personel mjekësor, aparatura mobile si dhe medikamente të nevojshme, me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa me të shpejta dhe cilësore në vendbanimet rurale në të cilat nuk ka mjek amë.

Kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 3, Bekim Neziri gjithashtu ka premtuar para qytetarëve të kësaj zone se o të angazhohet për ndërtimin e shtëpive të shëndetit që kryejnë veprimtari shëndetësore të paktën në: Ndihmë emergjente mjekësore dhe kujdesi shtëpiak, ndihmë emergjente dentare, kujdesin preventiv shëndetësor për arsimin parashkollor dhe fëmijët e shkollës, patronazhin polivalent, kujdesin dentar për fëmijët deri në moshën 14 vjeç dhe statistikat në shëndetësi.

“Ne do të mundësojmëinvestime serioze në shtëpitë e shëndetit, me qëllim të rritjes së kualitetit të shërbimit shëndetësor, edhe atë përmes investimeve infrastrukturore, investimeve në aparatura, si dhe duke investuar në resurse njerëzore. Qëllimi është në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore, pajisjeve, si dhe të resurseve humane të shtëpisë së shëndetit. Rehabilitimi i objekteve ekzistuese dhe ndërtimi i objekteve të reja sipasnevojës në të gjitha komunat, si dhe blerja e aparaturave të nevojshme. Rritjen e numrit të personelit mjekësor në shërbimin e patronazhit polivalent më qëllim që vizitat në shtëpi të jenë më të shpeshta dhe përveç të porsalindurve dhe grave shtatzëna, të mund të vizitohen edhe të sëmurët kronik si dhe personat e moshuar”, tha Neziri.

Shërbimi i ndihmës së shpejtë për rastet urgjente është arritur maksimalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, në regjionet rurale, për shkak të qasjes joadekuate, deficitit të infrastrukturës rrugore si dhe objekteve dhe deficitit të resurseve njerëzore nuk mund të arrihen nevojat adekuate shëndetësore të popullatës.

“Prandaj, vazhdojmë me furnizim me makina të ndihmës së shpejtë, si dhe sofistifikimin e tyre me pajisje të reja moderne, si parakusht për aplikimin e tele-mjekësisë në Republikën e Maqedonisë se Veriut. Hapjen e punkteve të ndihmës së shpejtë në periferitë e qyteteve në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut si dhe në fshtrat e Velesit, me qëllim që sa më shumë ti afrohemi vendeve rurale dhe të rrisim shtrirjen në territor që të ofrojmë shërbim sa më të shpejtë, respektivisht të shkurtojmë kohën e arritjes së ekipit të ndihmës së shpejtë te personat në nevojë”, tha Neziri.

Marketing