Neziri: Këto zgjedhje flasin për unifikim në BDI

Kandidati për kryetar dege i BDI-së në Çair, Bekim Neziri, pas votimit ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për TV21. Ai tha se këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi sipas tij, të gjithë anëtarët e këtij subjekti kanë mundur të regjistrohen në formë të shkruar ose elektronike dhe të garojnë për kryetarë dege apo anëtarë të këtij subjekti politik. Neziri tha se ky është një shembull që duhet të merret shembull edhe nga forcat e tjera politike në vend.

Marketing

“Këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi para se të votoheshe ditën e sotme, BDI në të gjithë territorin e degës së Çairit, kanë mundur të regjistrohen të gjithë qytetarët që kanë shprehur vullnet për t’u regjistruar në formë të shkruar dhe online. Kjo do të tregojë se, secili anëtar, secili qytetar i Çairit i është mundësuar që të registrohet dhe garojë në një proces demokratik për të cilin duhet ta marrin si shembull të gjitha subjektet politike në vend.”- tha Neziri.