Neziri:Nëse je legalist, jep dorëheqje!

Mbrëmë me vëmendje e dëgjova sekretarin e përgjithshëm, në intervistën e dhënë televizionit kombëtar Alsat M, në Programin 200. U befasova se sa mburej me të qenit legalist, dmth njeri që respekton ligjet, regulloret, statutet…. që tregon se është njeri i përpiktë në atë që bën dhe nuk shkel mbi rregullat që vet i zbaton, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm. Ajo që më intrigoi është se disa herë e përsëriti që frakcionet nuk janë të lejuara me statut, nuk parashihen askund, se si legalist nuk mund të shkel mbi statutin partiak.

Marketing

Në regull i nderuar, unë do të doja ta besoj këtë, por nëse je aq legalist i përbetuar, pse nuk dhe dorëheqje nga pozita kryetar i degës pas humbjes katastrofale që pësuam në Tetovë dhe gatise në tërë Pollogun, dhe që na bëri të ecim nëpër Tetovë me kokë të ulur.

Nëse je legalist, jep dorëheqje i nderuar! Ti i humbe zgjedhjet, nuk i humbëm ne. Lehtë është të flasësh në kurriz të tjetrit, jep njëherë shembull personal e pastaj thuaj se je legalist!

Shkruan: Lorik Neziri, anëtar dhe aktivist i BDI-së që nga themelimi dhe anëtar i Fraksionit

Marketing