Nga 1 korriku hiqet roamingu për thirrjet telefonike në vendet ballkanike

Qytetarët do të kenë mundësi që telefonat e tyre celularë dhe internetin t’i përdorin në çdo shtet të Ballkanit Perëndimor, pa shpenzime shtesë. Kjo bëhet për shkak se nga 1 korriku do të hiqet plotësisht roamingu. Për këtë bëri me dije sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, për Radio Evropa e Lirë. Sipas saj, kjo risi do të thotë se qytetarëve dhe subjekteve të rajonit do të ju mbesin më shumë para në buxhetin personal.

Marketing

Sipas marrëveshjes ndërmjet shteteve, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, nga 1 korriku do të fillojnë implementimin e marrëveshjes për Samitin e dytë digjital të 2019-tës, me të cilin qytetarët fituan roaming më të lirë për bisedat telefonike, sms porositë dhe përdorimin e internetit.

“Qytetarët do të kenë pak më shumë para në xhep, nga ato para do t’i shfrytëzonin në rast se i paguajnë ato llogari përshkak të tarifave për roaming. Së dyti, mendoj se është me rëndësi të potencoj se jo vetëm që është rritur numri i atyre personave që shfrytëzojnë internet, por në kohën e pandemisë e kuptuam se është zmadhuar koha të cilën qytetarët e kalojnë në internet, që gjithashtu jep një rëndësi të caktuar”, DEKLAROI Majlinda Bregu, sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Bregu, gjithashtu ka thënë se është vërejtur që të rinjtë në rajon vlerësojnë se lehtësimi i roamingut është i vlefshëmedhe për lirinë e lëvizjes dhe siç tha kjo do të jetë një porosi e shkëlqyer për to.

Faza e parë e realizimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, kur çmimi i roamingut u ul për 80%, ndërsa në fazën e dytë, gjegjësisht heqja e plotë e roamingut është e paralajmëruar që të nisi me 1 korrik të këtij viti. Bashkimi Evropian kërkoi heqjen e roamingut në tarifat telekomunikative nga Ballkani Perëndimor, si formë e lehtësimit të komunikimit mes qytetarëve.

Duke pasur parasysh atë që pandemia ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendeve, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal vlerëson se bashkëpunimi më i mirë mes tyre të sjellë edhe në kursime të theksuara.