Nga 21 maji linjë e rregullt ajore Shkup – Moskë

Aviokompania “Nordwind Airlines” do të fillojë me fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar Sheremetyevo nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup më 21 maj të vitit 2021 dhe me këtë vendos linjën ajrore të re të rregullt mes dy kryeqyteteve.

Marketing

Fluturimi i parë nga Moska për në Shkup është caktuar për ditën e premte, 21 maj 2021, ndërsa nga Sheremtyevo fluturime do të nisë në ora 14:45 ndërsa në Shkup do të arrijë në ora 17:10. Fluturimi pritet të zgjasë 3:25 minuta.

“Në TAV Maqedoni jemi të lumtur që ‘Nordwind Airlines’ vendosi me fluturime në relacion Moskë – Shkup, duke hapur linjën ajrore mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, pas 20 viteve ndërprerje të lidhjes ajrore mes dy vendeve. Besojmë fuqishëm kjo kompani ka potencial të madh dhe se do të shërbejë për biznes-udhëtarët dhe ata që udhëtojnë për arsye turistike”, tha drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak.

Ndryshe, “Nordwind Airlines” është një nga aviokompanitë më të mëdha ruse sipas numri të udhëtarëve.