Ballina Lajme Maqedoni Nga 310 shoferë të gjobitur në Shkup, 106 për tejkalimin e shpejtësisë

Nga 310 shoferë të gjobitur në Shkup, 106 për tejkalimin e shpejtësisë

Për ngasje pa patentë shofer janë sanksionuar 17 persona dhe 106 kundërvajtje për tejkalim te kufirit të shpejtësisë, nga gjithsej 310 sanksione të shqiptuara në territorin e Qytetit të Shkupit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të veprimit në fushën e komunikacionit gjatë 24 orëve të kaluara.

Marketing

MPB sot informon se janë sanksionuar 17 automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar, si dhe 12 motoçiklistë, kurse janë shqiptuar 81 masa për parkim të parregullt dhe 37 gjoba për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, theksojnë nga MPB-ja.

Exit mobile version