Nga dita e marta pritet mot më i ftohtë

Moti gjatë vikendit do të jetë i ngrohtë, madje gjatë të dielës temperatura do të arrij deri në 17 gradë Celsius, e pa zakonshme për këtë pjesë të vitit. Megjithatë, që në fillim të javës së ardhshme, sipas parashikimeve, na pret ndryshim i motit, dhe ulje përsëri të temperaturave.

Marketing

Të hënën gjatë ditës do të jetë mot i ngrohtë, ndërsa në mbrëmje, pritet të kemi reshje të shiut. Reshjet e shiut në pjesët perëndimore të vendit ndal ngadalë do të shndërrohen në reshje bore.

Nga e marta pritet që të ulen temperaturat dhe të ketë reshje lokale të shiut ndërsa do të formohet shtresë e re e borës në vendet malore por edhe në vendet më të ulta.
Të martën temperatura do të sillen nga minus dy deri në katër gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga minus një deri në tetë gradë Celsius.

Të mërkurën temperatura e mëngjesit do të jetë nga minus gjashtë deri në dy gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga minus dy, deri në gjashtë gradë Celsius.

Më ftohtë pritet të jetë të enjten ku temperaturat do të zbresin deri në minus 12 gradë, ndërsa temperatura më e lartë do të jetë minus tre gradë.

Temperatura ditore të enjten do të jetë nga minus një, deri në shtatë gradë Celsius.

Marketing