Nga e hëna vlejnë biletat falas për nxënësit e shkollave të mesme

Ndërmarrja e Qytetit për Transport “NQP – Shkup” informoi se prej sot autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të dimrit, në pajtim me vendimin për transportin linjor të udhëtarëve në Shkup.
Itinerari i autobusëve të NQP, si edhe i transportuesve privatë, mund të shihet në ueb faqen e ndërmarrjes në http://www.jsp.com.mk.

Marketing

Në vigjilje të vitit shkollor 2019/2020, NQP i informoi nxënësit e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit se nga 2 shtatori 2019 fillojnë t’u vlejnë biletat falas për shfrytëzimin e transportit publik. Nxënësit e vitit të parë, të drejtën e shfrytëzimit të transportit falas do të mund ta realizojnë me biletë të përkohshme të cilën do të mund ta marrin në shkollë. Kjo biletë do të vlejë deri më 31.10.2019, gjegjësisht derisa nuk u përpunohen dhe ndahen kartelat e personalizuara në mënyrë elektronike “Skopska”. Nxënësve të vitit të dytë, të tretë dhe të katërt, biletat falas (të personalizuara “Skopska”), do t’u vazhdohen automatikisht përmes sistemit .

Në rast të një problemi eventual, nxënësit duhet të nisen në njërën prej qendrave për personalizimin e NQP Shkup dhe aty ta rregullojnë statusin.