Nga fundi i javës shira të rrëmbyeshëm

Mot i ndryshueshëm me rënie të lehtë të temperaturave dhe reshje të përkohshme të shiut, paralajmërojnë nga DPHM-ja për ditët e ardhshme.

Marketing

Nga fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës që vjen siç njoftojnë, do të ketë vranësira lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe me bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e përforcuar me drejtim juglindor.

Nga e enjtja deri të dielën temperaturat më të ulëta të mëngjesit do të ulen deri në një gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 22 gradë.