Nga “gabimi historik” me Ronaldon, te Mourinho e Neymar, ish-presidenti i Realit “hap thesin”

sh-presidenti i Realit të Madridit, Ramon Calderon, ka folur për ESPN FC, duke prekur tema të ndryshme në lidhje me Los Blancos, duke nisur nga thashetheme i përhapur rreth idesë për rikthimin e Jose Mourinho-s në Madrid.

Marketing

Julen Lopetegui e ka nisur shumë keq sezonin dhe tashmë po shtohen zërat se do të pushohet nga puna, nëse humbet El Clasico-n, të dielën. Mourinho është ndër emrat e përmendur si pasues dhe Calderon është i bindur se është vetëm çështje kohe para se trajneri aktual i Manchester United të kthehet në Bernabeu: “Nëse presidenti aktual vazhdon edhe disa vite në drejtim, gjë që mendoj se do të ndodhë, Mourinho do të kthehet, nuk ka dyshime. Është i vetmi trajner që Perez ka respektuar. Nëse largohet nga United, natyrisht, por herët a vonë do të ndodhë. Zidane? U largua pasi nuk punonte dot si dëshironte, duke parë ndikimin e Perez. Zidane nuk dëshironte që Ronaldo të largohej, nuk donte portier të ri dhe të paktën 5 lojtarë u blenë pa aprovimin e tij”.

Calderon ka komentuar edhe shitjen e Cristiano Ronaldo-s te Juventusi, duke e konsideruar një gafë historike. Calderon ishte personi që mbylli marrëveshjen për kalimin e Ronaldos nga United te Reali në vitin 2009, edhe pse transferimi i krye një vit më vonë, në krahasim me akordin e arritur dhe në atë kohë në drejtim kishte ardhur Florentino Perez.

“Mendoj se ka qenë një gabim i madh, një gabim historik në shumë drejtime. Dhe pa asnjë zëvendësim! Nuk është e mundur të gjesh dikë për të zëvendësuar një lojtar si Ronaldo, ndaj është gabim kolosal.

“Morëm 100 milionë euro për Ronaldon dhe u shpenzuan për dy lojtarë: Rodrygo dhe Vinicius, i pari ende në Brazil dhe i dyti me të rinjtë e Realit. Është absurde. Kam shumë respekt për Mariano Diaz, por nuk ka shans që ai të zëvendësojë Ronaldon. Më e keqja është që nuk gjen dot lojtar si ai, tani ço lojtar vlen më shumë se 200 milionë euro, pas transferimit të Neymar në Paris. Neymar, Hazard, Kane, të gjithë janë tepër të vështirë për t’u blerë. Lojtari ideal do ishte Lewandowski, i cili donte Realin, por klubi nuk lëvizi në kohë dhe tani është tepër vonë. Reali nuk ka fuqi ekonomike të pakufizuar, aq më shumë që tani po shpenzon 600 milionë euro për stadiumin”.

Calderon ka komentuar edhe situatën e vështirë të trajnerit Lopetegui: “Trajneri duhet të ketë të paktën një vit në dispozicion, por ky klub është shumë kërkues. Vetëm një trajner në 48 vitet e fundit ka qëndruar më shumë se 3 vite në stol. Nuk ka durim. Nëse je duke humbur dhe nuk po luan mirë, tifozët kthehen kundër lojtarëve dhe trajnerit. Kjo e vendos nën presion të madh presidentin, por unë nuk do e pushoja nga puna Lopeteguin. Më vjen keq që mediat po kërkojnë trajner të ri, do të ishte diçka e keqe për ne, por edhe trajneri aktual është nën presion tepër të madh. Nuk zgjidhet asgjë me ndryshim trajneri, sepse skuadra po ajo është, nuk ndryshon gjë me magji”.

Marketing