Ballina Biznes Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga mesnata për një denarë e gjysmë zvogëlohet çmimi i dizelit, ndërsa për një denarë të Vajit ekstra të lehtë për amvisëritë, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, ka vendosur sot komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE).

Marketing

Çmimi i ri i dizelit do të jetë 66,5 denarë për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 66 denarë, Eurosuper BC-95 do të shitet me çmim të njëjtë prej 75 denarëve për litër, ndërsa Eurosuper BC-98 për 77 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të mazutit zvogëlohet për 0.607 denarë/kilogram dhe tani do të kushtojë 41.245 denarë për kilogram.

Zvogëlimi ka të bëjë me çmimet më të ulëta të derivateve të naftës të bursave botërore në periudhën e fundit shtatë ditore.

Marketing
Exit mobile version