Nga mesnata çmimi benzinës do të lirohet për një denar, gjegjësisht për 1.5 denar, derisa ai i dizelit mbetet i pandryshuar. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Sipas vendimit të KRRE-së Eurosuper BS-95 do të kushtoj 67 denar për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 69 denarë për litër.
Çmimi i dizelit nuk do të ndryshoj, që nënkupton se edhe gjatë kësaj jave do të shitet 61.5 denarë për litër.