Komisioni Rregullator i Energjetikës publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës.
Prej sonte në mesnatë çmimi i Eurosuper BS-95 do të ulet për 1 denarë, kurse çmimi i Eurosuper BS-98 do të ulet për 1.5 denarë. Çmimi i Eurodizelit ulet për gjysmë denari. Kështu, Eurosuper BS-95 do të shitet për 75.5 denarë për litër. Eurosuper BS-98-72 denarë për litër, Eurodizeli – 61.5 denarë për litër.
Çmimet e reja të derivateve hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.