Ballina Lajme Maqedoni Nga një shtatori nxënësit në shkollë, Carovska: Për rastet individuale vendos shkolla

Nga një shtatori nxënësit në shkollë, Carovska: Për rastet individuale vendos shkolla

Të gjithë nxënësit do të kthehen me prani fizike në shkollë nga 1 Shtatori, me protokolle të rrepta, maskë dhe distancë. Por do të ketë edhe përjashtime teksa u lejohet që të paraqesin një kërkesë individuale në shkolla që fëmija i tyre të ndjekë mësimet online nëse një gjë e tillë kërkohet për arsye jo mjekësore. Sidoqoftë, Ministrja e Arsimit Carovska nuk zbuloi se cilat janë ato arsye jomjekësore. Thotë se tani për tani nuk ka rrezik nëse mësimi mbahet me prani fizike.

Marketing

“Është e qartë në program dhe në vendimin e Qeverisë, se për arsye jo mjekësore për të cilat shkolla do të ketë argumente të mjaftueshme për të vendosur mbi të, do të lejohet që disa fëmijë të ndjekin mësimin online. Nuk do të vendoset nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës apo Qeveria, megjithatë, këto janë raste individuale të rralla e në shkolla do të duhet të paraqesin argumente si prindër ose kujdestarë. Vetë shkolla, së bashku me personelin mësimor dhe drejtorin do të vendosin për çdo kërkesë individuale që do të arrijë.”,- deklaroi ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska.

Vendimi për mësim me prani fizike, merret në një kohë kur ende shumë arsimtarë nuk janë të vaksinuar. MASh ndërkohë ka skenar alternativ për Tetovën ku shifrat e ditëve të fundit janë alarmante. Por, gjithsesi vendimi përfundimtar do të merret me afrimin e vitit shkollor, në varësi të situatës epidemiologjike. Vendimi i Qeverisë për hapjen e shkollave për të gjithë fëmijët në shtator, është mirëpritur nga UNICEF. Shkollat duhet të jenë gjithmonë të fundit që mbyllen dhe të parat që hapen kur është e sigurt, thonë nga atje.

Exit mobile version