Nga Sanremo në qeli…çfarë shkruajnë mediat italiane për arrestimin e Elsa Lilës

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila në Romë. Në artikuj të ndryshëm flitet për karrierën e saj dhe pjesëmarrjen në “Sanremo”, e deri tek prangosja e saj në kuadër të një operacioni anti-drogë.

Marketing

Një nga mediat më të rëndësishme italiane “La Repubblica” përshkruan momentet kur këngëtarja ngjiti skenën e Aristronit.

Ndër të tjera prestigjiozja “La Repubblica” e cilëson Lilën si ‘mrekulli’ të muzikës shqiptare.

“Flokët e mbledhur bisht apo flokët e gjatë me të cilët deri pak vite më parë ajo zbriste shkallët e Aristonit i kanë lënë vend një kapele, një shamie për të mbuluar fytyrën ndërsa policia e shoqëron në godinën e Komisariatit. Elsa Lila, mrekullia e këngës shqiptare, e cila debutoi në festivalin e Sanremos në vitin 2003 dhe më pas u rikthye në të njëjtën skenë katër vjet më vonë, u arrestua”, shkruhet në artikull.

Ndërkohë “Corriere della sera” shkruan në titull: “Droga, shëmbëlltyra e Elsa Lilës: nga këngëtare në Sanremo te kontabilistja e grupit të drogës “Diabolikët”.

Edhe “Il Fatto Quotidiano” shkruan për fillimin e karrierës së artistes në Itali, për momentin e prezantimit të saj nga Pippo Baudo në Sanremo, duke e përshkruar si të turpshme këngëtaren e 20 viteve më parë.

“A mund të zbresësh shkallët me taka?”. Në vitin 2003, Pippo Baudo prezantoi kështu Elsa Lilën debutuese në Sanremo, të turpshme. Pothuajse 20 vjet më vonë, këngëtarja italo-shqiptare u arrestua dje nga skuadra mobile e Romës, në kuadër të një hetimi për trafikun e drogës në kryeqytet.

“Blitz kundër trafikantëve të drogës: U arrestua edhe ish-këngëtarja konkurrente në Sanremo”- shkruan “Il Giornate.it”.

“Nga skena e Festivalit të Sanremos në qelinë e ftohtë të një burgu. Kjo është shëmbëlltyra e trishtë e këngëtares shqiptare Elsa Lila e arrestuar dje gjatë një operacioni për të luftuar një grup kriminal të dedikuar për trafikun e drogës, të kryer nga Skuadra Mobile e Romës me ndihmën e Departamentit të Parandalimit të Krimit, të Upgsp dhe skuadrës mobile Viterbo, me kërkesë nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Romës dhe lëshuar nga Gip i Gjykatës së Romës.”-thuhet në artikull.

Marketing