Nga sot akrepat lëvizin 60 minuta përpara

Duke nisur nga sot do të flemë më pak. Akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para, për të shënuar nisjen e periudhës së orës verore.

Marketing

Ndërrimi ndodh në orën 2 pas mesnatës, ku akrepat lëvizin dhe ora shënon 03:00. Kjo orë do të na shoqerojë deri të dielën e fundit të Tetorit ku akrepat do të shkojnë sërish 60 minuta pas.

Me orën e re dita do të jetë më e gjatë. Ndryshimi i orës u prezantua në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.

Në Europë, Komisioni Europian e hoqi detyrimin për vendet anëtare për të ndryshuar orën, një vendim që duhet të hynte në fuqi në vitin 2021, por për shkak të pandemive dhe mjaft burokracive, vendimi nuk ka marrë ende fuqi ligjore.

Sipas vendimit, secili vend do ta vendosë në mënyrë të pavarur nëse do ta ndryshojë apo jo orën.

Marketing