Nga sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si ta merrni vesh që jeni përzgjedhur

Ditën e sotme nga ora 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur.

Për ata që kanë aplikuar dhe janë të interesuar të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur mjafton që të klikojnë në faqen e internetit të https://dvprogram.state.gov/.

Qytetarët duke klikuar mbi butonin check status dhe duke vendosur kodin e tyre unik që është marrë gjatë aplikimit.

Marketing

Departamenti i Shtetit administron në bazë vjetore Programin e vizave emigruese të shumёllojshmërisë, të krijuar në mënyrë statutore.

Pёr vitin fiskal 2022, do të jenë në dispozicion 55,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV).

Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranimit në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie.

Departamenti i Shtetit përcakton të përzgjedhurit nëpërmjet zgjedhjes rastësore me anë të kompjuterit.

Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

Marketing