Nga sot linja e re ajrore Shkup-Varshavë

Çmimi mesatar i biletës së linjës se re të drejtpërdrejtë ajrore në relacion Shkup-Varshavë, që është sjellë prej sot, është 120 euro dhe me të mundësohet përveç lidhjes së drejtpërdrejtë të këtyre dy qyteteve, edhe lidhje nga kryeqyteti i Polonisë deri në më shumë destinacione në Evropën Lindore dhe Perëndimore, Skandinavi, SHBA (Nju-Jork, Çikago, Los Anxhelos) dhe Kanada (Toronto).

Marketing

Fluturimet janë planifikuar ashtu që me aeroplanët e “LOT-Polish erllajns” deri në SHBA, përmes qendrës së Varshavës, realizohen 80 minuta pas aterrimit në aeroportin “Frederik Shopen”.

Kompania ajrore e Polonisë në destinacionin e ri ajror do të operojë gjashtë herë brenda javës.

“Hapja e kësaj linje do t’i lidh dhe afrojë qytetarët e Polonisë dhe të Maqedonisë, me inkurajimin e komunikacionit ajror më të madh si rezultat i më shumë udhëtimeve turistike”, theksoi Mihal Fijoll, drejtor kryesor komercial i “LOT-Polish erllajns”, në konferencën për media pas aterrimit të parë në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.
Me pritje se kjo linjë ajrore do të shërbejë për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare, ekonomike dhe politike ndërmjet Maqedonisë dhe Polonisë është edhe Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

“Biznesi i kompanive ajrore çdo vit po bëhet më konkurrent dhe ata janë shumë të vëmendshëm gjatë sjelljes së vendimeve për zgjedhje të destinacioneve dhe hyrje të tregjeve të reja”, tha Ersoj, duke potencuar rëndësinë që “LOT-Polish erllajns” i dhanë aeroportit të Shkupit në rrjetin e tyre të destinacioneve.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski theksoi se linjën e re Varshavë-Shkup-Varshavë krijohen mundësi për përforcim të lidhjeve ekonomike dhe kulturore dhe për zhvillim të turizmit ndërmjet dy shteteve.

Sugareski informon se me thirrjen për mbështetje financiare të kompanive me buxhet të ulët që do të ofrohen destinacione të reja, e duhet të shpallet këtë muaj, planifikohen mbi pesë milionë euro në tre vitet e ardhshme.

Ministri i ftoi të gjitha kompanitë e interesuara të paraqiten në thirrjen publike, për të cilën për një kohë të shkurtër paralajmëroi hollësi konkrete rreth kritereve.
Marrëveshja me “Viz er”, kompaninë ajrore që në gjashtë muajt e kaluar me subvencione nga Qeveria e Maqedonisë hapi 12 destinacione nga aeroportet në Maqedoni, skadon sot. Mospërputhja ndërmjet rrjedhës së marrëveshjes me “Viz er” dhe shpalljes së thirrjes së re, pohon Sugareski, nuk do të ndikojë te udhëtarët, gjegjësisht shërbimet që ata i marrin.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, përmes Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit “Shën Apostul Pali” në Ohër janë transportuar 784.000 udhëtarë, për 20 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me 6.845 fluturime të realizuara gjegjësisht rritje për 17 për qind.

Marketing