Ballina Aktuale Nga sot WhatsApp nuk do të funksionojë më në miliona celularë

Nga sot WhatsApp nuk do të funksionojë më në miliona celularë

Aplikacioni WhatsApp nuk do të funksionojë më në miliona celularë nga 1 shkurti i vitit 2020.

Marketing

Shërbimin e mesazheve të WhatsApp nuk do ta kenë pajisjet Andriod dhe iPhone të cilat kanë një sistem të vjetëruar.

WhatsApp deklaroi se ky vendim ishte i nevojshëm për të mbrojtur sigurinë e përdoruesve të saj.

Celularët që kanë një sistem Andorid 2.3.7 ose më të vjetër, si dhe ato iPhone me sistem IOS 8 ose më të vjetër, janë të prekura nga ky azhornim.

Sistemet operative për të cilat WhatsApp po heq mbështetjen e saj, janë sisteme të cilat nuk janë rifreskuar ose instaluar më në pajisjet e reja.

Shumica e përdoruesve thjesht do të jenë në gjendje të rifreskojnë sistemin e tyre operative në mënyrë që të vazhdojnë të përdorin shërbimin e mesazheve.

Exit mobile version