Një ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite në Udine të Italisë, në zonën e San Domenico.
Një 18 vjeçar me origjinë shqiptare vdiq pasi u sulmua me thikë.
Sipas mediave italiane shqiptari u përplas me një person të komunitetit Don De Roja.
Sipas informacioneve paraprake, një mosmarrëveshje verbale midis dy personave solli goditjen me thikë në gjoks të shqiptarit.
Ai u përpoq të reagonte duke e goditur në qafë me një shishe qelqi.
Falë sinjalizimit të disa kalimtarëve, të dy të rinjtë u dërguan në urgjencën e spitalit Santa Maria della Misericordia.
Por 18-vjeçari shqiptar pasi luftoi me vdekjen, vdiq në spital rreth orës 18.30.