Ngjela: S’mund të ketë shkëmbim territoresh!

Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, i ftuar në njërën nga emisionet në Shqipëri, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai serb, Aleksandër Vuçiq kanë paralajmëruar një marrëveshje që mund të prekë kufijtë e të dy shteteve.

Marketing

Lidhur me ndryshimin e mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, avokati Ngjela ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, ku sipas tij një gjë të tillë nuk do ta pranojnë ndërkombëtarët.

“Ata po krijojnë një zhurmë në lidhje me shkëmbimin e territoreve. Shkëmbim territoresh nuk mund të ketë. A krijon akses anti kombëtar për botën shqiptare në Ballkan? Unë them po! Këtë nuk e ka pranuar askush që këta duan të shkëmbejnë veriun e Kosovës me veriun e Serbisë që është Presheva. S’kemi dot ndërrim territoresh, por diçka lëviz”, ka thënë Ngjela.

Sipas tij, Serbia ëstë krijuar në territor të grabitur dhe se veriu i Kosovës nuk lëviz por ajo që mund të lëviz është Republika Srpska.

”Nuk ma ha mendja që lëviz Veriu i Kosovës, por lëviz, Republika Srpska. Ne nuk e dimë ku lëviz çështja, por ne dimë kërcënimin e kryeministres britanike që nuk është një lojtar i vogël. Doni të humbni edhe Vojvodinën? U trembën ata. Nuk ka Serbi, është e krijuar me territor të grabitur. Ata të tjerët duan Sanxhakun. Amerikanët i dhanë pavarësinë Kosovës mbi njësinë konsistuente që kishte vendosur Jugosllavia 1974, Titoja që e kishte vendosur atë Kushtetutë me presion të Presidentit Niksonit. Tito nuk e firmosi. E vendosi zëvendësi i tij. Para se të vdiste, Titoja tha është gabim i rëndë. Atë gabim tentoi të “ndreqte” Millosheviçi, që u hoqi autonominë e gjerë”, është shprehur Ngjela.

Sipas tij, amerikanët nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre.

“Po amerikanët a mund ta bëjnë? I ndalon doktrina Clinton sepse ishte luftë e bërë nga një President, që do të thotë se për këtë luftë ka kaluar në Kongres dhe në Senat. Është precedenti amerikan që nuk i shkel kurrë doktrinat e presidentëve të vet”, ka përfunduar Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela.

Marketing