“Ngrirja” e çmimeve, Bekteshi: Zgjerohet lista e ushqimeve

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi njofton se Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria ka sjellur vendim për zgjerimin e listës së produkteve për të cilat do të vlejnë çmimet që janë aplikuar me 1 dhjetor 2021 në tregtinë me pakicë dhe shumicë.
✔️Lista është zgjeruar me tre produkte të reja ushqimore bazë, oriz, vezë dhe pasta dhe synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore bazë, përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës.
✔️Përjashtohen çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.
✔️Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.

Marketing

https://www.facebook.com/MinisterKreshnikBekteshi/posts/1766429073541771