Ballina Lajme Kosovë Ngriten aktakuzat e para për vitin 2020

Ngriten aktakuzat e para për vitin 2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave të dyshuar.

Marketing

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) person të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) peronave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të dyshuari për veprën penale “Grabitje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Exit mobile version