Ngritet kallëzim penal ndaj Besija Iljazit ish drejtoreshës së Klinikës Universitare për Toksikologji

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-ushtrueses së detyrës drejtoreshë organizative e Klinikës Universitare për Toksikologji, Besija Iljazi, nga Tetova. Iliazi dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 353 paragrafi 3 dhe paragrafi 1 të Kodit Penal.

Marketing

Sipas MPB-së, Iljazi në cilësinë e ushtrueses së detyrës drejtoreshë organizative e Klinikës Universitare për Toksikologji ka kryer punësime të kundërligjshme.

Besija Iliazi së bashku me shumë drejtorë organizativ të tjerë u shkarkuan nga pozita e drejtorëve organizativë, pasi Qeveria e RMV-së e largoi këtë funksion.

“Ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare në periudhën kohore prej datës 14.02.2024 deri më 24.06.2024 dhe me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për 17 persona, më datë 15.05.2024 ka lidhur 15 kontrata në vepër me 15 persona të punësuar në Klinikën Universitare për Toksikologji.”, – deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andrevski.

Marketing