Nicolas Cage pas 45 vite karrierë, heq dorë nga kinemaja

Ylli i Hollivudit, Nicolas Cage ka paralajmëruar ndjekësit e tij se do të largohet nga kinemaja.
Ai për 45 vite me radhë, ka qenë pjese e kinematografisë hollivudiane prej ku edhe ka vendosur të largohet.

Marketing

Në një intervistë për “Uproxx” ai ka thënë se është lodhur nga kindemaja dhe televizioni është e vetmja që se ka provuar prandaj po e synon atë.

“Më pëlqen të qëndroj i freskët. Domethënë, më pëlqen të ndryshoj. Unë dua t’i bëj të gjitha”, ka thënë Cage.

Ai i ka lënë të “marrin frymë” fansat e tij duke iu treguar se i ka edhe tre apo katër filma para se të largohet nga kinematografia.

“Dua të largohem në një nga momentet e mia më të mira si “Skenari i ëndrrave”. Por kam detyrime të tjera për të përmbushur, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar Nicolas Cage.

Cage tregon se televizioni i ka mbetur peng dhe dëshiron të jetë kjo puna e tij pas 45 vite punë në kinematografi.

Nicolas Cage do të vazhdoj të mbetet ylli i Hollivudit edhe pasi të përfundon karrierën e tij 45 vjeçare.

 

Marketing