Autoritetet në krahinën Katsina në Nigeri kanë falur 263 të burgosur në kuadër të masave të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit të ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Musa-Danladi Abubakar, tha se me miratim të guvernatorit Aminu Bello Masari, 263 të burgosur të tjerë do të lihen të lirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Siç tha ai, ky vendim u mor me qëllim që të zvogëlohet mbipopullimi në burgje.
Mes të burgosurve të falur janë persona që nuk kanë kryer krime të dhunshme, të moshuarit dhe të sëmurët rëndë.
Vitin e kaluar për shkak të COVID-19 në Nigeri u falën 2.600 të burgosur.
Që nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë regjistruar 164.756 raste të infektimit me koronavirus, përfshirë 2.062 raste të vdekjes dhe 154.963 të shëruar.